Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj shkon në zyrën e Palokës, kërkon verifikimin e firmave të Kuvendit Kombëtar

Shehaj shkon në zyrën e Palokës, kërkon verifikimin e

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka shkuar në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të demokratëve Edi Paloka, për të verifikuar firmat e delegatëve të mbledhura për thirrjen  e Kuvendit më 11 dhjetor.

Shehaj ka verifikuar vetëm firmat e mbledhura të delegatëve në njësinë nr. 5 dhe 7 në Tiranë.

Kujtojmë se debati për firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisa, është bërë i vazhdueshëm ku nga të dyja palët ka akuza të hedhura mbi njëri-tjetrën. Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e kanë akuzuar Berishën për blof dhe mungesë transparence me firmat e Kuvendit.

Teksa Berisha i ka ftuar të gjithë deputetët të cilët kanë interes të provojnë vërtetësinë e firmave të delegatëve, të shkojnë për t’i kontrolluar në zyrën e Palokës, ku po mbahen të mbyllura.

Kujtojmë se pas Berishës edhe Basha thirri Kuvendin më 18 Dhjetor.

Të fundit