Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj verifikoi firmat e Kuvendit Kombëtar, reagojnë dy degët e PD në Tiranë: Show dhe protagonizëm personal

Shehaj verifikoi firmat e Kuvendit Kombëtar, reagojnë dy degët e

Reagojnë degët e PD 5 dhe 7 në Tiranë ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka shkuar në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të demokratëve Edi Paloka, për të verifikuar firmat e delegatëve të mbledhura për thirrjen  e Kuvendit më 11 dhjetor.

Shehaj ka verifikuar vetëm firmat e mbledhura të delegatëve në njësinë nr. 5 dhe 7 në Tiranë.

Për këtë, degët e kanë cilësuar si show mediatik dhe akt të Shehajt për interesin e tij personal.

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimën e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet", thuhet në reagimet e degëve të PD.

Shehaj verifikoi firmat e Kuvendit Kombëtar, reagojnë dy degët eShehaj verifikoi firmat e Kuvendit Kombëtar, reagojnë dy degët e

Kujtojmë se debati për firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisa, është bërë i vazhdueshëm ku nga të dyja palët ka akuza të hedhura mbi njëri-tjetrën. Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e kanë akuzuar Berishën për blof dhe mungesë transparence me firmat e Kuvendit.

Teksa Berisha i ka ftuar të gjithë deputetët të cilët kanë interes të provojnë vërtetësinë e firmave të delegatëve, të shkojnë për t’i kontrolluar në zyrën e Palokës, ku po mbahen të mbyllura.

Kujtojmë se pas Berishës edhe Basha thirri Kuvendin më 18 Dhjetor.

Të fundit