Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj: Yuri Kim pezullohet nga detyra dhe vihet nën hetim në SHBA

Shehaj: Yuri Kim pezullohet nga detyra dhe vihet nën hetim në SHBA
Ekspertja e ekonomisë, Briseda Shehaj, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Task-Forcë” në SYRI TV, ku tha se ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është pezulluar nga detyra dhe është vënë nën hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shehaj tha se ky informacion vjen nga burime të sigurta nga SHBA dhe se zhvillimi është i rëndësishëm për dinamikat politike dhe diplomatike.

‘Para se të vijoj me komentet mbi situatën aktuale, dua të ndaj një lajm ekskluziv. Sapo jam informuar nga miqtë tanë përtej oqeanit se zonja Yuri Kim është pezulluar nga detyra dhe është vënë nën hetim,’ u shpreh Shehaj.

Ky zhvillim vjen mes diskutimeve mbi rolin e Yuri Kim në Shqipëri dhe ndërhyrjen e saj në çështjet politike të vendit. Deri më tani, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane mbi këtë çështje.

Të fundit