Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi analizon të përjashtuarit e PS: Flasin si në komunizëm

Shehi analizon të përjashtuarit e PS: Flasin si në komunizëm

Deputeti dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka analizuar disa prej ish anëtarëve të Partisë Socialiste.

I ftuar në Top Story, Shehi tha se nuk ka një garë brenda PS-së dhe se kandidat për kryetar bashkie janë preferenca të kryeministrit Edi Rama.

 “Gara është me opozitën, gjithmonë kjo logjika e politikës, vetëm nëse kanë logjikë tjetër,është tjetër punë, dhe unë besoj që ata kanë një logjikë tjetër, nuk kanë logjikën normale politike. Logjika e këtyre gara është kë ka qejf Ed Rama, mbaroji këtu fillon dhe mbaron gara brenda Partisë Socialiste. Sepse kanë 10 vjet që janë aty dhe unë nuk kam dëgjuar njërin njëherë kot, të kishte dalë ndonjë mistrec të paktën për inat që të ngrinte dorën kundër kryetarit të vet dhe të thonte ndonjë llaf.

Ja po të them, po ma gjete një ligj të parlamentit shqiptar që kanë votuar dy deputetë kundër, që me thënë zoti kryeministër më duket se kjo punë nuk shkon kështu. Edhe kur ai ligj është kthyer  pas gjashtë muajve e ka kthyer po ai.

Ata të gjithë djem të mirë janë, edhe Leli, edhe ky, nuk kam asgjë kundër këtyre dhe uroj që të jenë me ndër mend se për Vlorën do të jenë, por që të pretendojnë këto që po bëjnë garë me vetveten, me suksesin e vet, me këto përrallat janë të kohës së komunizmit, nuk vlejnë për shoqëritë moderne. Të thonë ku kemi gabuar, pse dështoi, punët e Shqipërisë po shkojnë keq, punët e bashkisë po shkojnë keq“, tha Shehi.

 

Të fundit