Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi: Basha si Putin, nuk rrihet 12 vjet në opozitë

Shehi: Basha si Putin, nuk rrihet 12 vjet në opozitë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e ka krahësuar qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha me atë të autokratit rus Vladimir Putin.

Ai tha për “Vizion Plus” se Basha po qëndron  12 vite në opozitë vetëm se dëshiron pushtetin. Shehi tha se ka një cikël, duke shtuar se Basha duhet të ishte larguar nga drejtimi i PD-së.

“Nuk dua të merrem personalisht me Bashën, por edhe numrat janë kundër Bashës. Basha atje ka 8 vjet në opozitë, tani do të rrijë dhe 4, u bënë 12. Për çfarë? Për të shkuar në pushtet.

Do të rrijë atje edhe 8, u bënë 20 vjet. Kaq po rri Putin. A mendojnë këta që në demokraci nuk figurojnë këto lloj numrash? Nuk e kuptojnë që ka një kohë, një cikël. Nuk mund ta mbajnë mbyll këta të gjithë fushën opozitare: ose vish bluzën time, ose je tradhtar”, tha Shehi.

 

Të fundit