Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi kërkon referendum: Si do garantohet vota e emigrantëve në gjithë botën

Shehi kërkon referendum: Si do garantohet vota e emigrantëve në

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi deklaron se ndryshimi i sistemit zgjedhor duhet të ketë prioritet garantimin e votës së emigrantëve.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, sipas tij, në 10 vjet klasa politike ka bërë demagogji duke nxjerrë pretekste pasi i trembet votës së emigrantëve, që në thelb nuk është e kontrolluar nga asnjë kah i politikës.

“Të votojnë emigrantët, kemi 10 vjet që vetëm me demagogji, të dyja palët kanë frikë se nuk ka kush i kontrollon e emigrantët. Është shumë e mundur teknikisht, mund të bëhet me postë. T’u kthejmë të drejtën qindra mijëra shqiptarëve që janë jashtë që janë të interesuar për vendin kanë një lloj eksperience më demokratike se Shqipëria. Ata do sjellin një kontribut për vendin”, tha Shehi.

Të fundit