Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi kritika SPAK-ut: U zgjodhët si diamant sistemi, korrupsionin nuk e bëjnë bujqit

Shehi kritika SPAK-ut: U zgjodhët si diamant sistemi, korrupsionin nuk e

Deputeti Dashamir Shehi u shfaq kritikues me SPAK-un nga foltorja e Kuvendit.

Shehi tha se SPAK duhet ta hetojë më në thellësi korrupsionin. Shehi tha se korrupsionin sot po e bëjnë njerëzit që janë në pushtet, jo në politikë. Ai referua rastit të Saimir Tahirit i cili u lirua nga qelia, teksa tha se SPAK-ut nuk mund t’i jepet kohë e palimituar.

“Sistemi i Vettingut u mor me kontrollin  e pasurive të korrupsionit të gjykatëse dhe shumë mirë bënë. Por çështja duhet parë më gjerësisht. E pamë edhe këtë situatë me katër pesë vetë në një familje brenda sistemit të Prokurorisë. Koha për të marrë këto vendime që mund të jenë të papëlqyeshme për mazhorancën po mbaron. Duhet t’i japim kohë për t’i, por koha nuk mund të jetë e pafundme. Të gjitha ato që kanë kaluar vettingun mendojnë që kjo nuk bëhet më. Ke kaluar vettingun dhe mund të marrësh vendime si të kesh qejf. Mazhoranca ka 10 vite në pushtet, korrupsionin e bëjnë njerëzit që janë në pushtet, jo në politikë, por njerëzit që janë në pushtet. Nuk e bëjnë bujqit apo fermerët. Politika duhet t’i zgjidhë vetëm hallet e veta, por drejtësia duhet të pastrojë hapësirën publike. Zotërinjtë e SPAK u zgjodhën si diamant i sistemit. E theksoj se edhe një ministër që qe doli nga burgu, pritshmëritë ishin të larta, por jo edhe rezultatet”, tha Shehi.

Të fundit