Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi për zhvillimet në PD: Dy mitingje politike, s'kam pritshmëri nga asnjëra. Kjo është ajo çka do të ndodhë në vijim

Shehi për zhvillimet në PD: Dy mitingje politike, s'kam

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur për dy Kuvendet e thirrur në PD, për të cilët thotë se nuk ka pritshmëri. Ai i ka cilësuar mitingje, duke shtuar se nuk është kjo rruga e duhur.

Shehi tha për "A2 cnn" se Berisha ka më shumë mbështetës, por sipas tij këto zhvillime nuk i zgjidhin problmeatikat që ka opozita. Ai ka shtuar se si ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedmeokrati Lulzim Basha duhet të largohen.

“Do ketë lajme, por jo zhvillime. Do bëhen rresht dy mitingje politike, por nuk kam pritshmëri nga asnjëra. Nuk është kjo rruga. Lufta jonë është ajo kundër Ramës, korrupsionit, kjo është beteja jonë, por unë nuk shikoj këto çështje në ato kongrese, nuk shoh reflektime politike për gabimet që janë bërë.

Kjo është luftë politike, personale,  ku njeri ka letrat e amerikanëve dhe tjetri i rusëve. Sigurisht që mbështetësit e Berishës janë më shumë, dhe si provë force fiton Berisha, por nuk i zgjidh kjo problemet e opozitës. Në këtë përballje të dy zotërinjtë do të duhet të largohen”, thotë Shehi.

Ky i fundit thotë se rruga për të ringritur opozitën “është ajo e hapjes, së rindërtimit të frontit opozitar dhe jo me vijat e një partie ose edhe më keq të një personi të vetëm". Sa i përket zhvillimeve që priten në javët në vijim, Shehi tha se “do të ketë sharje dhe gjyqe disa muaj".

Të fundit