Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi: S’mund t’i japësh 450 € një të riu dhe t’i thuash pse nuk punon, çmimet janë rritur

Shehi: S’mund t’i japësh 450 € një të riu dhe

Deputeti opozitar Dashamir Shehi ngriti problemin e rritjes së çmimeve dhe pagat e ulëta në Komisionin e Ekonomisë.

Shehi tha se çmimet e ushqimeve dhe shtëpive kanë arritur në nivelin e vendeve evropianë, gjë që nuk po reflektohet në paga. Shehi tha se nuk mund t’i japësh një të riu sot 450 euro dhe t’i thuash se pse nuk punon. Deputeti u shpreh se kjo është jashtë logjike.

Shehi kërkoi nga qeveria të fillojë të bëjë sakrifica për të kaluar më vonë te skema e pensioneve.

“Këtu çmimi i shtëpive dhe ushqimeve kanë shkuar sa në Europë. Nuk mund të vazhdojë të rrijë një i ri në Shqipëri dhe t’i japësh 450 euro në muaj dhe t’i thuash pse nuk punon. Është thyer raporti ka dalë jashtë logjikës. Pse për dy vjet bëhet sistemi arsimor më i mirë. Pas 10 vjet apo 15 vjetëve nuk ka më njeri këtu. Që të kemi mundësinë të rrisim edhe pak pensionet.

Në vitin 1993 bëmë reformën e pensioneve. Se çfarë ishin përpara i dorëzuan. Unë them të fillojmë të bëjmë këtë lloj sakrifice. Do fillojë që tani kontributi se ndryshe kjo skemë nuk mbushet më. Rritjen e moshës ë pensionit e kemi mbaruar. E kemi më të lartë se Suedia. Unë them që kjo është një gjë që mund të bëhet dhe këtu do shkojmë avash avash”, tha Shehi.

Të fundit