Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali në xhep, nga nesër drejton kryetari i ri

Shehu: Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali në xhep, nga nesër

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, ka folur mbi situatën në PD, ku ndajnë vetëm disa orë nga zgjedhjet për kreun e ri.

Në një lidhje direkte për Ora News, Shehu tha s eApeli nuk mudn të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi kjo do të vinte në dyshim pozitën dhe rolin e Apelit. Sheu shtoi se nuk ëhstë gjykata ajo që vendos pozicionin e një partie politike.

“Së pari gjykata nuk mund të bëjë një veprim të tillë. Do të ishte një veprim skandaloz ashtu siç është skandaloz edhe fakti vetë i çuarjes në Apel. Megjithatë gjykata nuk mund të kalojë përtej një caku moral, caku profesional. Mendoj që nuk ka asnjë mundësi të bëhet një vendim në kundërshtim me vendimin e shkallës së parë. Përndryshe do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.  Nuk është një gjykatë e cila mund të thotë ku është partia politike. Atë e vendosin anëtarët e saj, militantët e saj, strukturat e saj, idetë e saj programi i saj. Le t'ia lëri vulën Enkelejdit bashkë me Bardhin se Enkelejdin, Bardhi e ka emëruar.  Imagjino ku katandiset partia kur Bardhi emëron Enkelejdin”, tha Shehu.

Ndërsa sa i përket ‘luftës’ për vulën e partisë, Shehu tha se Komisioni i Rithemelimit e ka ndyrhsura që në 11 Dhjetor, ndërsa Enkelejd Alibeaj mund ta mbajë si hajmali në xhep.

“Tani vendimet i kanë marrë Kuvendi i dhjetorit, referendumi i 18 dhjetorit, ju e patë sa morën pjesë, i sanksionoi një vullnet i 6 marsit dhe i mori pasaj Kuvendi i prillit. Edhe këto vendime i kanë marë pastaj të gjitha degët ku kanë kandiduar për kryetarët e degëve, për kryesitë e degëve në mënyrë një anëtar një votë për kryetarët e degëve, me një pjesëmarrje shumë të gjerë.  Kjo është partia. Ju thoni vulën. Atë vulë Enkelejdi mund ta mbajë në xhep sa të dojë, ajo vulë nuk vlen më se e kemi ndryshuar. Pra mund ta mbajë si hajmali po të dojë atë vulë. Partinë Demokratike e drejton Këshilli Kombëtar i zgjedhur dhe që nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri që do zgjidhet. Mos të ketë iluzione askush që të mund të çbëjë Partinë Demokratike”, shtoi Shehu.

Të fundit