Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Basha po e mban PD në mënyrë arbitrare me policinë e Ramës

Shehu: Basha po e mban PD në mënyrë arbitrare me policinë e

Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaroi se Lulzim Basha po e mban PD-në në mënyrë ilegjitime.

Për ABC News, Shehu tha se Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe vula, selia e PD nuk është tij. Shehu shtoi se mbajtja në mënyrë arbitrate e zyrës me policinë e Ramës, është pjesë e uzurpimit të asaj që nuk i takon.

“Basha ka vetëm një zgjidhje, të largohet nga zyra. Ai ka një seli që nuk është e tij, një vulë që nuk është e tij, pra të lirojë atë që nuk është e tij. Unë nuk shoh asgjë tjetër se çfarë mund të kërkohet nga zoti Basha, është i mirëpritur të jetë deputet në luftën opozitare dhe kaq. Zoti Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, ku morën pjesë 85% e delegatëve, u ratifikua në referendumin e 18 Dhjetorit, pra kjo është një çështje e mbyllur. Nëse dikush mban në mënyrë arbitrare një zyrë me policinë e Ramës, kjo është pjesë e uzurpimit të asaj që nuk ju takon”, tha Shehu.

Të fundit