Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu denoncon socialistët: Po përdorin në fushatë Policinë e Shtetit, presion edhe ndaj mësuesve

Shehu denoncon socialistët: Po përdorin në fushatë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu denoncoi fushatën e Partisë Socialiste në Gjirokastër.

I ftuar në studion e News 24, Shehu deklaroi se PS po përdor në fushatë edhe Policinë e Shtetit, duke i bërë presion njerëzve. Demokrati theksoi po ashtu se ka edhe një keqpërdorim të mësuesve dhe mjekëve të cilët detyrohen të bëhen pjesë e fushatës.

Shehu u shpreh se kolegët e tij e kanë njoftuar se drejtori i Policisë së Këlcyrës është duke punuar për maxhorancën.

“Ka nisur një fushatë elektorale. Ka një tendencë për të përdorur të gjitha mekanizmat shtetërore. Policia e Shtetit po keqpërdoret. Strukturat e policisë po bëjnë presion. Policët po kapin shumë njerëz për të bërë presion. Ka keqpërdorim të administratës shtetërore, i arsimtareve i mjekëve, që të bëhen pjesë me dhunë e fushatës elektorale të PS-së. I kontrollojnë dhe ‘liket’ që bëjnë në FB. Janë të detyruar që t’i bëjnë ‘like’. Bashkitë dominohen nga keqpërdorimi i fondeve. Mungesa e zhvillimit pozitiv, i programeve, ka shkaktuar shkatërrim të sistemit shëndetësor, apo sektorë të tjerë. Në Këlcyrë nën drejtori i Policisë po punon për maxhorancën. Tani ma thanë kolegët e mi. Kap njerëz, i bën presion. S’do të nxjerr automatik, por bën presion. Po bëjnë tension ndaj elektoratit gri”, tha Shehu.

Të fundit