Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Çelja e negociatave moment i rëndësishëm, por me Ramën ne krye duhen dekada për të hyrë në BE

Shehu: Çelja e negociatave moment i rëndësishëm, por me

Shqipëria çeli sot zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, pas 8 vitesh si vend kandidat.  

Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një intervistë për Ora News, deklaron se çelja e negociatave është një moment i rëndësishëm, por shtoi se ishte një hap i vonuar.

“Është një moment i rëndësishëm. Është në nivelin e imazhit, në nivelin e një nxitje për Shqipërinë, në nivelin e një mesazhi që do u dërgohet shqiptare për përkatësinë e tyre europiane perëndimore për atë që janë të mirëpritur në familjen europiane për të qenë pjesë e saj. Është një hap shumë pozitiv për t’u përshëndetur.

Një hap i vonuar por edhe i shumëpritur. Ishte një hap që kjo qeveri ka tentuar ta festoj nja 5 herë me fishekë zjarre, për të krijuar imazhin e rremë sikur ishte realizuar. Ajo që ndodhi sot, tregoi se gjithçka që kjo qeveri bëri, në këto vite ishte thjesht një shaka dhe një vënie në lojë e shqiptarëve”, thotë Shehu.

Deputeti theksoi se me Ramën në krye të qeverisë, duhen dekada që Shqipëria të hyjë në BE.

“Janë shumë kapituj që duhen mbyllur. Do duheshin 5, 6 vite të hapeshin, nëse do kishte një qeveri të përgjegjshme, me një qeveri që të punonte realisht me një vizion perëndimor dhe europian, por me një qeveri që ka dështuar totalisht, dhe nuk ka asnjë premisë që të përmirësohet puna e saj, duhen dekada. Rama nuk e ka vizionin perëndimor, nuk është europian, ai i përket familjes autokratike”, u shpreh Shehu. 

Të fundit