Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Kam firmosur që Salianji të jetë kreu i grupit parlamentar të PD

Shehu: Kam firmosur që Salianji të jetë kreu i grupit parlamentar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi se ka firmosur që Ervin Salianji të jetë kreu i grupit parlamentar të partisë.

Në një lidhje për Euronews Albania, Shehu tha se Salianji konsiderohet si deputeti më i pranueshëm për postin, teksa shtoi se në politikë mund të bëhen compromise të tilla.

“Po jua them, unë jam një nga ata që kam firmosur. Pse? Shumë thjeshtë, sepse mendova këtë gjë, të gjejmë një zgjidhje për një deputet që është më i pranueshëm nga të gjithë. Ervini është më i pranueshëm nga të gjithë siç duket dhe prandaj është një zgjidhje kompromisi. Në politikë bëhen kompromise të tilla, nuk ka asgjë të keqe. Mund të arrihen kompromise të tilla”, theksoi ai.

Me vendim të Enkelejd Alibeaj dje u njoftua se deputetët Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Oerd Bylykbashi, ishin përjashtuar nga grupi i PD me argumentin se nuk u distancuan nga dhuna në protestën e 8 janarit 2022.

Të fundit