Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu kërkon seancë për gjenocidin serb: Mblidhemi si Parlamenti i Marsit dhe Jupiterit

Shehu kërkon seancë për gjenocidin serb: Mblidhemi si Parlamenti

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar sërish seancë për gjenocidin serb, kërkesë që është refuzuar disa herë nga Kuvendi me votat e maxhorancës.

Shehu tha se kjo është një shkelje e rëndë e rregullores së Parlamentit, në një kohë kur ngjarjet mes Kosovës dhe Serbisë kanë percipituar. Shehu ngriti shqetësimin për refuzimin e kërkesës së demokratëve teksa tha se Serbia sot po kërkon të veshë petkun e qingjit.

“Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës së rregullores në këtë parlament. Mblidhemi këtu sikur të jemi parlamenti i marsit dhe jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar. Një grup deputetësh kemi paraqitur një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovës. Ende nuk është marrë në konsideratë. Sot kur ngjarjet kanë precipituar dhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Mbi popullin e Kosovë u realizuar një dhunë dhe pa dënuar vrasjen e krimin, nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kërkojmë drejtësi. Serbia nuk e njeh gjenocidin dhe vijon të tallet”, ka thënë ai.

Të fundit