Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu këshillon kandidaten për ambasadore: Mos e përmend Ballkanin e Hapur në Gjermani

Shehu këshillon kandidaten për ambasadore: Mos e përmend

Deputeti demokrat Tritan Shehu i dha një këshillë kandidates për ambasadore në Gjermani, Aida Sakiqi.

Nga Komisioni i Politikave të Jashtme, Shehu tha se të shkosh ambasador në Gjermani është privilegj, pasi konsiderohet motor i BE-së, por kërkoi që Sakiqi të mos përmende nismën “Ballkani i Hapur”.

Shehu kërkoi që Sakiqi t’i mëshojë fort Procesit të Berlinit, port ë mos përmende Ballkanin e Hapur sepse minon dhe kërkon të hedhë në erë procesin.

Shehu tha se Procesi i Berlinit është në interes të Shqipërisë pasi ka një mbështetje të madhe politike për integrimit e Ballkanit Perëndimor.

“Të shkosh ambasador në Gjermani është një priveligj i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe. Gjermania është motori i BE-së. Kjo s’ka asnjë diskutim. Ju shkoni atje dhe gjeni një bazë. Zoti Kupo është një ambasador i shkëlqyer, dhe jam i bindur se ka gjetur një bazë të mirë që duhet vazhduar dhe shfrytëzuar dhe do bëhet kjo punë.

Unë zonja ambasadore kam një vërejtje, këshillë, kur shkoni në Gjermani dhe të flisni me përfaqësues të qeverisë gjermane, insistoni fort te Procesi i Berlinit. Gjeni të gjithe mënyrat si ta bëni më joshëse Shqipërinë për Procesin e Berlinit. Konkretizimin për ne dhe për rajonin tonë. Por mos përmendni Ballkanin e Hapur, sepse është ajo që kërkon të hedhë në erë Procesin e Berlinit. Ajo që krojon të sfumojë Procesin e Berlinit. Dhe u krijua për të lënë në hije Procesin e Berlinit. Ka papajtueshmëri. Prandaj mos e përmendi fare, lëreni fare. Ne na intereson Procesi i Berlinit që ka një mbështetje të madhe politike për integrimit e rajonit. Ka një mbështetje finannciare prej 9 miliard, dhe jo si Ballkani i Hapur që ka 0”, tha Shehu.

Të fundit