Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu nga Gjirokastra: Rezultati për kreun e PD-së del sot

Shehu nga Gjirokastra: Rezultati për kreun e PD-së del sot

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka votuar në Gjirokastër për kreun e ri të PD-së. Ai tha për mediat se rezultati do të bëhet i ditur sonte në darkë, ndërsa u shpreh se procesi ka ecur mjaft mirë në të gjithë vendin.

Shehu theksoi se këto zgjedhje do të çojnë në formatimin e strukturave drejtuese të PD, konsolidimin e saj dhe përballjen me regjimin.

“Sapo votova në Gjirokastër pasi isha në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet. Do vazhdoj edhe në Lazarat për të parë ecurinë e këtij procesi që po ecën mjaft mirë. Krejt i rregullt.

Anëtarët e PD po votojnë në bazë të vullnetit të tyre për kryetarin e ardhshëm të PD që sonte në darkë do bëhet i ditur se kush do të jetë pasi të numërohen skedat e votimit në të gjithë vendin.

I uroj anëtarët e PD për këtë respektim që do na çojë në formatimin e strukturave drejtuese të PD, konsolidimin e saj dhe përballjen me regjimin që duhet shembur. Ndryshe e ardhmja e Shqipërisë është në një dyshim shumë të madh”, tha Shehu.

 

 

Të fundit