Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu nga Strasburgu: Duhet të ngremë zërin, jemi këtu për të sensibilizuar eurodeputetët

Shehu nga Strasburgu: Duhet të ngremë zërin, jemi këtu

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka folur nga Strasburgu aty ku opozita po proteston para Parlamentit Evropian.

Shehu tha për News24, se opozita ndodhet sot në Strasburg për të sensibilizuar eurodeputetët me atë që po ndodh në Shqipëri, kur lideri i opozitës izolohet, deputeti burgohet dhe ish-presidenti rrëmbehet.

Shehu u shpreh se në Shqipëri duhet të kërkohet një lëvizje popullore.

“Jemi sot këtu për problemet e mëdha që ka Shqipëria, për deformimet e rënda të demokracisë, të lirive, për të arritur kulmin me arrestimin politik të Sali Berishës. Sot jemi këtu një grup deputetësh për të sensibilizuar PE, europarlamentarët për atë çfarë po ndodh në Shqipëri.

Shqipëria ka nevojë për ndihmën e partnerëve për të dalë nga ky qerthull i madh antidemokratik. Kemi dalë për të dialoguar, protestuar, për atë rrugë të rrezikshme që ka marrë dhe ka nevojë absolute për njohjen e realitetit, për t’u shkëputur nga regjimi.

Ju e shikoni çfarë po ndodh në Shqipëri. Lideri i opozitës izolohet. Ish-presidenti rrëmbehet, deputetë burgosen. Ne duhet të ngremë zërin. Padyshim nuk është një betejë e lehtë, është e vështirë. Në Shqipëri duhet kërkuar lëvizje popullore”, tha Shehu.

Të fundit