Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: “Open Balkan” i futi thikën pas shpine Kosovës

Shehu: “Open Balkan” i futi thikën pas shpine Kosovës

Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se nisma e “Ballkanit të Hapur” ishte një thikë pas shpine për Kosovën.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Shehu u shpreh se nisma sfumoi në njëfarë pike autoritetin dhe pavarësinë e Kosovës duke forcuar hegjemoninë serbe.

“Open Balkan e kreu “misionin e tij”. Open Balkan i futi një thikë më shumë Kosovës. Ka kryr rolin për të cilën u fomua. Sfumoi në njëfarë pike autoritetin dhe pavarësinë e Kosovës. ‘Open Balkan shplau Serbinë dhe Vuçiç duke i vendosur ata në piedestalin të vendit lider në rajon, Ajo nismë forcoi hegjemoninë ekonomike dhe politike serbe në vend. “Open  Balkan” u krijua për të kundërshtuar procesin e Berlinit. Rama duhet të jepte dorëheqjen, i dështoi iniciativa kryesore që kishte”, tha ai.

Të fundit