Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu tregon tre deputetët e PD që refuzojnë bisedimet: Nuk përjashtojmë askënd

Shehu tregon tre deputetët e PD që refuzojnë bisedimet: Nuk

Deputeti dhe anëtari i  Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, teksa foli për Kuvendin e 30 Prillit dhe pjesëmarrjen e deputetëve, deklaroi se demokratët janë të hapur për bisedime me përjashtim të tre deputetëve.

Në një lidhje direkte për Ora Neës, Shehu tha se përjashtim nga rrethi i gatshëm për t’u ulur në tryezë bëjnë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Ai shtoi se një pjesë e deputetëve munguan në Kuvendin Kombëtar të së shtunës, për shkak se kanë qenë skeptikë.

“Procesi i votimit në PD ka qenë normal dhe kanë fituar ata që kanë merituar. Edhe ata që kanë humbur nuk janë inferiorë, por vota zgjodhi figura të caktuara. Ne nuk jemi për të përjashtuar kënd, përkundrazi duam të afrojmë të gjithë në PD. Ka pasur një numër deputetësh që nuk morën pjesë, por nuk është se kanë refuzuar në mënyrë kategorike. Përjashto disa deputetë si Alibeaj, Bardhi apo Tabaku, deputetët e tjerë janë të hapur për bisedime.

Ashtu sikurse u pa një pjese e deputetëve erdhën në Kuvend, por një pjesë nuk erdhi sepse anë dyshimet e tyre, por ama afrimi dhe bashkimi nuk është se bëhet për një ditë dhe mbyllet me një kuvend. Ky është një proces në vazhdim që ka filluar në 11 dhjetor dhe do të vazhdojë pa ndërprerje. Ky është një tren në lëvizje që nuk ndalon, por ama është me dyer të hapura për të gjithë ata që duan të bashkohen”, tha Shehu.

 

Të fundit