Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Përshkallëzimi i luftës ruse në Ukrainë prek edhe Ballkanin

Shehu: Përshkallëzimi i luftës ruse në Ukrainë prek

Deputeti i PD, njëherësh ish-ministër i Jashtëm Tritan Shehu ka komentuar fillimin e luftës me Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për rrezikun që i kanoset rajonit tonë.

I ftuar në SYRI TV, Shehu theksoi se përshkallëzimi i kësaj lufte mund të sjellë pasoja të rrezikshme për vendet si Kosova dhe Bosnja, ku Serbia ka pretendimet e saj territoriale.

Situata mund të bëhet e rrezikshme edhe në rajonin tonë. Serbia e ka firmosur marrëveshjen e Euro Azia me Rusinë, ka pretendime territoriale në Bosnje, Kosovë po se po dhe e armatosur deri në dhëmbë nga rusët dhe si një shkop i Rusisë në mes të rajonit. Kosovën e shoh të rrezikuar në këtë pjesë pasi nuk është pranuar akoma në OKB.

Duhet qëndruar fortë përballë tyre duke forcuar unitetin shqiptar në rajon. Vendet e tjera në BE që janë në rajon të cilat kanë interesat e tyre në rajon, ti tregojmë që ne qëndrojmë fortë në rrugën tonë të vetme atë evropiane”, tha Shehu.

Të fundit