Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Rama sot në Lazarat, si “krimineli” në vendin e “krimit”

Shehu: Rama sot në Lazarat, si “krimineli” në vendin e

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Lazarat.

Shehu shkruan në Facebook se vizita e tij në Lazarat është njësoj si ajo e “kriminelit” në vendin e “krimit”. Referuar kësaj, Shehu shkruan se vizita e Ramës demonstroi pasojat e shkatërrimit dhe shpopullimit

Në godinën ku sot përpunohen bimët medicinale, Shehu thotë se dikur ngrihej një shkollë e standarteve evropiane. Shehu shton se Lazarati e priti ashtu siç Rama e meriton: me braktisje të plotë.

Postimi i Shehut:

Shkoi ne vetmi te thelle pikerisht ne ate godine qe:

--Flet me qarte se askund tjeter per pasojat e shkaterrimit, qe ai i beri Lazaratit, te gjithe Gjirokastres e Qarkut, shpopullimin e thelle te tyre.

--Demostron tjetersimin e pasurise publike per interesa korruptive individesh e grupesh.

Shkoi sot ne ate godine ne Lazaratin e poshtem, e cila pak vite me pare ishte nje shkolle e niveleve europiane, plot nxenes, mesuese e aktivitete, e ndertuar me fondet e BE.

Me tej filluar te zbrazet si pasoje e detyrimit nga ky rregjim, te atij komuniteti fisnik, punetor e te ndershem, te braktise nen dhune, varferi e denigrim, trojet e tij.

Ketij procesi ju shtuan dhe perpjekjet e Rilindjes aty per ta abandonuar ate godine, mbyllur ate shkolle, e kthyer ne…

Ne nje strukture te dhene privatit nen justifikimin e “mledhjes se bimeve mjekesore”.

Duke shrytezuar per kete, si koperture nje “projekt zviceran”!

Vertet Rama sot ka zgjedhur vendin me domethenes per bemat e Qeverise se tij, jo vetem ndaj Lazaratit!

Ambjentin, qe ne heshtjen e tij sot akuzon qartesisht kete rregjim per politikat shkaterruese, shpopullimin e vendit.

Per korrupsionin e rregjimit, qe nuk heziton as para fatkeqesise me te thelle, qe ai vete ka krijuar per qytetaret.

Dhe Lazarati e priti sot ashtu si ai e meriton, me braktisje te plote.

 

Të fundit