Flash News

Ditari i Opozitës

Shembjet në Theth, Alizoti: Rama ndjek modelin e Enver Hoxhës

Shembjet në Theth, Alizoti: Rama ndjek modelin e Enver Hoxhës

Deputeti i PD Tomor Alizoti komentoi shembjet e objekteve në Theth në kulmin e sezonit turistik. 

I ftuar në Syri tv, Alizoti tha se ndërhyrjet e kryeministrit në pushtetin vendor janë sinjale alarmante për shkeljen e ndarjes së pushteteve dhe frikësimin e qytetarëve, biznesit dhe administratës. Ai paralajmëroi se Rama është në rrugën drejt forcimit të mëtejshëm të kontrollit absolut mbi vendin.

"Një shtet autoritar ka disa tipare dhe tipari kryesor është: ndarja e pushteteve nuk ekziston më në Shqipëri. Ai shkon kudo dhe ka një gjë elementare që e ka edhe shteti autoritar dhe sistemi komunist që ishte komunizmi, që qeverisja ka një element bazik, që është frika. Rama shkon në të gjithë Shqipërinë dhe shantazhon, frikëson. Pra, frikëson të vetët, frikëson qytetarët, frikëson ata që bëjnë biznes. Ky pra është shteti autoritar. Ky po bën siç bëri babai i tij shpirtëror dhe praktik, Enver Hoxha. Kryetarët e bashkisë janë të gjithë ata që çuan administratën në këmbë për të marrë votat. Këta njerëz ky do t’i hajë, sepse kështu është sistemi. Ata që kanë zgjedhur diktaturat do ta rrisin diktaturën e tij dhe Rama do shkojë në rritjen progresive masive të diktaturës.” – tha Alizoti.

 

Të fundit