Flash News

Ditari i Opozitës

Shembja e banesave te “5 Maji”/ Rushaj takon banorët: Hakmarrje politike, do i bëj kërkesë KLSH-së

Shembja e banesave te “5 Maji”/ Rushaj takon banorët: Hakmarrje

Nënkryetari i PD-së Alfred Rushaj ka inspektuar nga afër shembjen e banesave në rrugën”5 Maji” në Tiranë. Rushaj zhvilloi edhe një takim me banorët e zonës së tij elektorale.

Rushaj iu garantoi banorëve se do t’i drejtojë një kërkesë KLSH-së për përfshirjen në hetimin dhe konkludimin e parregullsive që po bëhen me projektin.

"Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë,” tha Rushaj.

Nga ana tjetër, Rushaj vuri në dukje edhe faktin se një projekt i tillë mund të vijë edhe si hakmarrje politike, pasi zona në fjalë gjatë zgjedhjeve ka votuar Partinë Demokratike.

“Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se Interesat janë të mëdha,” vijoi Rushaj.

Të fundit