Flash News

Ditari i Opozitës

Shembjet në "Prestige Resort"/ PD i dënon: Hakmarrje politike, liria e medias në rrezik

Shembjet në "Prestige Resort"/ PD i dënon: Hakmarrje

Mëngjesin e sotëm fadromat e IKMT-së zbarkuan në “Presige Resort” që është në pronësi të drejtuesit të “News 24”. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila e konsideron hakmarrje politike.

Deputetja, Albana Vokshi ngriti shqetësimin se ky akt vjen në kohën e sezonit dhe dëmton imazhin te turistët si dhe rrezikun e lirisë së medias.

“Mësymja me fadroma dhe rruspa në një rezort turistik me 5 yje, në pronësi të një grupi të rëndësishëm mediatik, Hysenbelliu Group, nuk është asgjë më pak se hakmarrje politike.

Qindra turistë të huaj e vendas, punonjës të kompanisë, janë tronditur nga ndërhyrja e dhunshme e fadromave në orët e para të mëngjesit.

Mesazhi i Ramës është i qartë: Kritikët duhet të heshtin.  Ata që nuk binden duhen çuar për riedukim. Media e lirë në Shqipëri është në rrezik, fjala e lirë e lirë është në rrezik!”-tha ndër të tjera Vokshi.

Të fundit