Flash News

Ditari i Opozitës

Shembjet në Theth, Spahia: Tentativë e Ramës për të ndëshkuar Thethin dhe Shkodrën pas zgjedhjeve

Shembjet në Theth, Spahia: Tentativë e Ramës për të

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia komentoi aksionin e shembjes së ndërtesave në Theth.

I ftuar në News 24, Spahia tha se ky aksion është një tentativë e kryeministrit Edi Rama për të ndëshkuar Thethin dhe Shkodrën pas zgjedhjeve të 11 majit. 

Deputeti i Partisë Demokratike shtoi më tej se banorët e Thethit kanë kërkuar leje për ndërtimin e banesave por nuk kanë mundur të aplikojnë.

“Eshtë e trishtë të shikosh se si një fshat si Thethi simbol i turizimit malor dhe jo vetëm për bashkinë e Shkodrës por edhe të rajonit ta shikosh në këtë sulm barbar e cila ka terrorizuar edhe banorët. Për vetë faktit që është një tentativë e Edi Ramës për të ndëshkuar Thethin dhe Shkodrën pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ajo që po ndodh në Theth është e turpshme, e trishtë dhe kriminale. Banorët kanë kërkuar leje për ndërtim por nuk kanë mundur të aplikojnë.  Bashkia Shkodër e ka përfshirë edhe Thethin në planin vendor i cili ka përmbushur edhe detyrimet e saj. Plani ka nevojë për detajim edhe për t’i dhënë edhe zhvillimin e duhur të saj”, tha ai

Gjatë fjalës së tij në studio, ish kryetari i bashkisë së Shkodrës theksoi se ky ishte një operacion i panevojshëm pasi në kulmin e turizmit ka shkaktuar një dëm kolosal dhe për banorët.

“Kam qënë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe mund të them se ky operacion ishte ndëshkues ndaj Thethit. Eshtë e trishtë të shikosh se shumica e atyre banesave ishin të lehta dhe të ndërtuara pa beton dhe ishte shumë e thjeshtë që të çmontoheshin. Ky ishte një operacion i panevevojshëm në kulmin e turizmit dhe se është shkaktuar një dëm kolosal edhe për banorët”, përfundoi Spahia

Të fundit