Flash News

Ditari i Opozitës

Shembjet te "5 Maji"/ Rushaj takon banorët: Qeveria tallet me njerëzit; qytetarët: Është sadizëm, pleq e kalamaj në mëshirë të fatit

Shembjet te "5 Maji"/ Rushaj takon banorët: Qeveria tallet me

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj ka takuar paraditen e sotme banorët e shtëpive të shembura te lagjia "5 Maji". Ai u shpreh se qeveria po tallet me qytetarët, pasi kontrata nuk e përcakton se çfarë do të ndodhë me banorët.

“Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit”, tha Rushaj.

Banorët janë shprehur se qeveria i ka bllokuar legalizimet me qëllim që të marrë pronat e qytetarëve. Ata kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Turanës Erion Veliaj të shkojnë dhe të flasin me banorët.

"Këta i kanë bllokuar legalizimet, se kanë interesat e veta me vjedhë pronat tona. Erion Veliaj dhe Edi Rama të vijnë të japin llogari. Çfarë duhet të na bëjnë tjetër, veçse të na vrasin", thanë banorët.

“Mendojini mirë kur të prishni shtëpitë tona, se do ta lini një ditë atë karrige”, tha një banor. Ndërsa një tjetër e cilësoi situatën e krijuar të papranueshme: Kjo nuk është qeveri, është sadizëm. Dalin pleq e plaka e kalamaj në mëshirë të fatit duke patur shtëpitë e veta. Kjo është katastrofë.

Të fundit