Flash News

Ditari i Opozitës

"Shëndetësia falas", Spahia përgënjeshtron Ramën me shifrat e Eurostat: Qytetarët paguajne dyfish, pasi qeveria i vjedh!

"Shëndetësia falas", Spahia përgënjeshtron

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia referuar shifrave të publikuara nga EUROSTAT që tregojnë se sa shpenzojnë shqiptarët për shërbimin shëndetësor krahësuar me vendet e tjera të Rajonit, akuzon kryeministrin Edi Rama se po vjedh taksat e qytetarëve. Ai ironizon deklaratat e kryeministrit për shëndetësi falas, ndërsa shton se koncesionet po ju kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve.   

Postimi i plotë:

QYTETARET PAGUAJNE DYFISH SHERBIMIN SHENDETESOR PASI QEVERIA I VJEDH!!!

Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë.

"Shëndetësia falas", Spahia përgënjeshtron

Të fundit