Flash News

Ditari i Opozitës

“Shërbëtore e oligarkëve”, Ibrahimaj përplaset në Kuvend me Bardhin dhe Tabakun

“Shërbëtore e oligarkëve”, Ibrahimaj përplaset

Seanca e fundit plenare për këtë vit është shoqëruar me debate mes ministres së Financave Delina Ibrahimaj dhe deputetëve demokratë.

Teksa ministrja e Financës ishte duke folur për inflacionin, deputeti Gazment Bardhi iu drejtua duke i kërkuar të tregojë pronësin e shtëpisë ku banon, çka u pasua me reagime të forta nga Ibrahimaj.

Kjo e fundit i është drejtuar deputetëve demokratë duke i quajtur ata ‘opozita e vulës’.  Kjo solli ndërhyrjen e deputetes Jorida Tabaku.

Debati

Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë pastaj hajde fol

Ibrahimaj: Hajde shihe ku e kam shtëpinë

Bardhi: E kujt është shtëpia që jeton zotërote

Ibrahimaj: U desh të ngrihet opozita e vulës e të shpikë terminologji që as janë parë e dëgjuar. Të shpikë inflacionin socialist. Inflacioni nëpër botë i Putinit të quhet inflacioni socialist. Ku jetoni ju?! Në cilën botë jetoni?!

Tabaku: Kam 12 vite në politikë dhe nuk ulem dot në nivelin politik të ministres që kënaq vetëm Spiropalin. Të të vijë turp ty që më thua mua opozita e vulës.  Ke ardhur nga rruga e je bërë ministre.

Bardhi-Ibrahimajt: Shërbëtore e oligarkëve.

Tabaku-Ibrahimajt: Dëgjo dëgjo këtu se mëson.

 

Të fundit