Flash News

Ditari i Opozitës

Sherri mes Çollakut dhe Sulës, reagon Berisha

Sherri mes Çollakut dhe Sulës, reagon Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sherrin që ndodhi sot mes Kreshnik Çollakut dhe deputetit Dashnor Sula në Kryesinë e Kuvendit.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se protesta nuk provokohet, ndërsa shtoi se nuk është për këto skena.

Berisha thotë se Lulzim Basha është peng i Ramës dhe ti thuash atij që bën opozitë bën mëkat.

 “Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë t’i provokojë ata. Ata janë në protestë.
Po pse janë në protestë? Ata janë në protestë para së gjithash për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e deputetit. Ata nuk po mbrojnë vetëm të drejtat e tyre, po mbrojnë të drejtat e çdo deputeti.
Çdo deputet që i provokon ata në protestë, është provokator i ulët. Nuk provokohet protesta, ka një ligj. Nëse nuk merr në të, respektohet.
Protesta në moral dhe kod, respektohet. Dhe ata deputetë, të cilët provokojnë kolegët e tyre në protestë për një kauzë absolute të drejtë, ata janë provokatorë të ulët.
Sigurisht nuk jam për asnjë skenë, por njeriu në protestë është në protestë dhe nuk ka kush të drejtë ta provokojë.
Sikundër ai është zotuar për protestë paqësore. Ju e patë herën e fundit, u morën karriget dhe u krijua grumbulli në parlament.
Pra, nuk duhet që të komentoj në mënyrë të atillë që qytetarët të thonë se ç’po ndodh. Qytetarët duhet të kenë një vlerësim maksimal për këta njerëz që kanë një muaj që protestojnë për qytetarët, jo për veten e tyre.
Se për veten e tyre janë në rregull, ata hyjnë dhe dalin aty, por ajo nuk është hyrje dhe dalje, por është një poshtërim me këtë që ka vendosur Edi Rama për çdo qytetar shqiptar, që i mohohen të drejtat bazë kushtuese opozitës.
Prandaj duhet të dimë t’i interpretojmë.
Të gjithë qytetarët, mbrapa atij grumbulli karrigesh duhet të shohin Feniksin që po ngrihet nga hiri për të drejtat e tyre, duhet të shohin një kështjellë, një mur kështjelle për të mbrojtur të drejtat e tyre nga një bandë që nuk i respekton ato.
.”, tha Berisha.

 

Të fundit