Flash News

Ditari i Opozitës

Sherri në 'Ali Dem', kandidati i PD: Ervin Hoxha i angazhuar në blerje votash, kërcet pistoleta në zonën e tij

Sherri në 'Ali Dem', kandidati i PD: Ervin Hoxha i angazhuar

Kryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, si dhe kandidati i PD në Tiranë, Besart Xhaferri ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se konflikti ndodhi në zonën elektorale të Ervin Hoxhës, Ministrit të Brendshem, pasi sipas Xhaferrit ai është i angazhuar në blerje votash para 11 majit. 

"Çyryku i Ministrisë së Brendshme Ervin Hoxha, nuk ka zënë mend nga tragjedia e Lundrës, ku mbetën 4 të plagosur mes të cilëve një 11 vjeçar, teksa në vend që të kishte prioritet rendin dhe sigurinë është ngujuar nëpër skuta për të blerë vota për mandatin e tij se nuk e votojnë as policët as familjarët.
Sot në “Ali Dem” në Njësinë 1 që është dhe zona elektorale e Ministrit të Brendshëm është regjistruar një konflikt me armë në zyrat e PSD, teksa palët e përfshira në konflikt janë larguar pasi Policia e Shtetit është në kërkim të votave dhe jo në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Teksa Ervin Hoxha po kthehet në një mercenar elektoral, personat me rrezikshmëri të lartë lëvizin lirshëm në Tiranë duke kanosur me armë zjarri, teksa të rrezikuar janë dhe qytetarët e rastësishëm.
I bëj apel Task Forcës së SPAK të zbarkojë urgjentisht në Njësinë 1 në Tiranë ku në krye të kriminelëve elektoralë është vetë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, që pas 11 Majit do bëhet Kurban elektoral", shkruan Xhaferri. 

Të fundit