Flash News

Ditari i Opozitës

Sherri për çadrat në Ksamil/ Teliti: Shteti shkëndija e konfliktit! Të japë zgjidhje për hapsirat publike

Sherri për çadrat në Ksamil/ Teliti: Shteti shkëndija e

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me episodin e dhunës që u regjistrua një ditë më parë në Sarandë, për disa çadra plazhi. 

Në një reagim në rrjete sociale, Teliti ka dënuar ashpër përdorimin e dhunës, por njëkohësisht ka ngritur shqetësimin për shkaqet më të thella që qëndrojnë pas këtij konflikti, duke vënë në qendër rolin e shtetit dhe mungesën e koordinimit institucional.

Teliti shkruan se përplasja mes biznesmenëve nuk është thjesht një incident i izoluar, por pasojë direkte e mungesës së qartësisë ligjore dhe ndryshimeve të papritura të rregullave, të cilat, sipas tij, kanë vënë përballë njëri-tjetrit dy subjekte që operonin me leje të dhëna nga vetë shteti në vite të ndryshme.

Ai bën thirrje për përgjegjshmëri institucionale dhe një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet mbi hapësirat publike, për të shmangur që situata të tilla të përshkallëzohen në dhunë fizike.

Reagimi i Telitit

Të fundit