Flash News

Ditari i Opozitës

Shkrimi i “Financial Times” për Ramën, Blushi: Largimi i tij sjell rend, 14 maji dita për ta ndëshkuar

Shkrimi i “Financial Times” për Ramën, Blushi: Largimi i

Ted Blushi ka reaguar pas shkrimit të publikuar nga “Financial Times”, ku në qendër vendoset kryeministri Edi Rama, i cili është i zhytur në skandale.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka bërë një postim në profilin e tij në “Facebook”, ku shprehet se Rama është fatkeqësi për shtetin shqiptar dhe 14 maji është dita më e afërt për ta ndëshkuar atë dhe bandat e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Edi Rama, promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe institucionet më të larta shtetërore, sa kohë do të jetë në krye të

Qeverisë nuk mund të ketë asnjë shpresë se do të luftojë krimin. Edi Rama është mbrojtësi i bandave, sepse me to erdhi në pushtet, me to bashkëpunon, me to vjedh zgjedhjet dhe ndan fitimet!

Edi Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar! Vetëm largimi i tij sjell rend, siguri, drejtësi, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik!

14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij që drejtojnë sot bashkitë e vendit! 

 

 

Të fundit