Flash News

Ditari i Opozitës

"Shifra rrenacake", Basha: Keni gënjyer për viktimat, ishin 16 mijë. Rama mbush me dokrra mungesën e mbështetjes

"Shifra rrenacake", Basha: Keni gënjyer për viktimat, ishin

Teksa në Kuvend sot do të diskutohet dhe miratohen ndryshimet në kontratën e qeverisë me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave, kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur akuzat për mospublikimin e shifrave të sakta të Covid-19 në vendin tonë.

Ai tha se qeveria ka mashtruar për rimbursimin e qytetarëve të prekur nga koronavirusi dhe për personat që kanë humbur jetën. Sipas Bashës, para pak kohësh ishin 16 mijë qytetarë që kishin humbur jetën dhe jo sa raporton Ministria e Shëndetësisë.

Shifra rrenacake i ka quajtur kryedemokrati, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbush me aktrim dhe propagandë mungesën e mbështetjes.

"Vendimi i ditës së sotme që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer, vendos edhe një herë në qendër të vëmendjes pandeminë. Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie ajo që thuhet nuk bëhet.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe hera e parë që gënjejnë për pandeminë. Ju e dini që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga Covid-19, kanë gënjyer për gjoja sekretin shtetëror, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura.

Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë më në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria e rrenave.  Edhe në raportin e Komisionin Evropian konfirmohet kjo kur thuhet se Shqipëria ka shtesën më të madhe të shtesës së të vdekurve. Ndërkohë që Edi Rama mbush me dokrra dhe aktrim mungesën e madhe mbështetjes", tha Basha.


Të fundit