Flash News

Ditari i Opozitës

"Shkak narkoeuro dhe çmimet stratosferike", Berisha: Rënia dramatike e turizmit nga viti në vit, realiteti që nuk mohohet

"Shkak narkoeuro dhe çmimet stratosferike", Berisha: Rënia

Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur alarmin për rënie të turizmit në Shqipëri.

Në një status të publikuar në Facebook, Berisha ka akuzuar qeverinë për dështime të thella në menaxhimin e kësaj industrie . Ai e cilëson këtë si një pasojë të drejtpërdrejtë të “narkoshtetit të falimentuar” që, sipas tij, ka shkatërruar edhe një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Rënie dramatike e turizmit.

Të dashur miq, me gjithë propagandën e neveritshme të Ramaduros dhe mediave të tij, rënia dramatike e turizmit nga viti në vit është tashmë realiteti që nuk mohohet. Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Por ka dhe shkaqe të tjera.

Kështu, krahas brigjeve, ujërave, panoramave magjepsëse të natyrës që vendi ofron turistëve, Shqipëria e Ramaduros ofron turistëve gjirizet që derdhen në ujërat e detërave dhe liqeneve tanë, dhe kjo me gjithë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të ndërtuara nga Shëngjini në Sarandë, por që bashkitë socialiste u kanë vënë drynin për të mos paguar energjinë, ofron mungesën e ujit të pijshëm në piskun e zhegut dhe grumbujt e kodrat e plehrave në çdo skaj të vendit dhe tymin helmues e kancerogjen të maleve të plehrave që digjen nga dorë shtetërore kriminale.

Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë!

Të fundit