Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Ahmetajt, ironizon Vasili: Kur ishte i sukseshëm pse s’dha dorëheqjen Rama dhe të zëvendësonte ky?

Shkarkimi i Ahmetajt, ironizon Vasili: Kur ishte i sukseshëm pse

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmtajt nga posti i ministrit dhe zv.kryeministrit. Ai ngriti pyetjen se si mund të shkarkohet një ministër, kur vlerësohet si i suksesshëm, referuar deklaratave të Ramës për Ahmetajn.

Vasili u shpreh për “A2 CN” se vetëm në komunizëm i dekoronin para se t’i pushkatonin, ndërsa me ironi tha që Rama duhet t’i linte postin e kryeministrit, meqenëse Ahmetaj ka qenë i suksesshëm.

“Ahmetaj ka mbajtur edhe postin e ministrit të Rindërtimit, madje në një kohë mbulonte edhe probleme të pandemisë, sa i takon mbështetjes logjistike. Ai tha se ne e kemi përballuar pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania. Po tani si iku si kryeministër?!

Në Partinë e Punës, para se t’i pushkatonin nganjëherë i dekoronin. Nuk besoj se ikën për inceneratorët, pasi i pari këtu është Veliaj dhe duhet të ikte i pari. Nëse Ahmetaj përmbushi me sukses rindërtimin, po pse nuk dha dorëheqjen Rama dhe të zëvendësonte ky? Edi Rama nuk njihet për ndonjë sukses”, tha Vasili.

 

Të fundit