Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Berishës, Flamur Noka tregon kur pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD

Shkarkimi i Berishës, Flamur Noka tregon kur pritet të mblidhet

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zbardhur detaje se kur pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, pas mbledhjes së 4 mijë firmave të nevojshme për thirrjen e tij.

I ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel dhe duke folur për situatën në PD, Noka tha se ende nuk ka një datë fikse për mbledhjen, por u shpreh i sigurt se ajo pritet të zhvillohet para vitit të ri.

“Ne po përgatitemi për ta zhvilluar sa më parë, por nuk ka ende një datë fikse, por kjo do të bëhet para vitit të ri. Statuti prevalon në çdo hap tonin.

Statuti përcakton hapat që duhet të ndiqen në këtë rast, ne kemi detyrë t’i ndjekim pikë për pikë. Statuti nuk i jep të drejtë Bashës ta njohë apo jo Kuvendin, është Kuvendi që nesër mund të marrë vendime për të ndryshuar statutin. Asnjë nga deputetët e PD nuk është i tepërt nga ajo dhe nuk do të lëvizë nga ajo parti. Edhe Basha do të rrijë deputet i saj, por jo kryetar”, tha Noka.

I pyetur nëse ka negociata mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Noka u shpreh se “Unë nuk di të ketë negociata dhe nuk ka për të pasur negociata mes Berishës dhe Bashës, përveç negociatës së vetme që të largohet Basha nga karrigia që ka marrë peng”.

Të fundit