Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i drejtuesve në disa degë të PD, Komisioni i Rithemelimit: Injoroni njoftimet e ‘kukullës’ së Ramës  

Shkarkimi i drejtuesve në disa degë të PD, Komisioni i

Komisioni i Rithemelimit u ka bërë thirrje sekretarëve drejtues të injorojnë njoftimet e Lulzim Bashës për shkarkimin e drejtuesve në disa degë të PD.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Komisioni i cilëson njoftimet e Bashës pa asnjë vlerë juridike dhe u kërkon strukturave drejtuese të vijojnë punën për organizimin e referendumit në 18 dhjetor.

 “Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e drejtuesve në disa degë të PD!

Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë strukturave drejtuese të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.

Kultura e përjashtimit ka marrë fund!

Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.

Të fundit