Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Elva Margaritit, reagon Zhupa: Të përdorën si vrasëse të kulturës, tani udhë të mbarë!

Shkarkimi i Elva Margaritit, reagon Zhupa: Të përdorën si

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shkrirjen e një prej ministrive, atë të Kulturës.

Në një postim në Facebook, deputetja shkruan se bashkimi i kulturës me ekonominë, është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Sipas Zhupës, Margariti është thjeshtë kurbani i radhës i qeverisë, pasi u përdor si ‘vrasëse’ të kulturës.

Duke reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e disa ministrive dhe krijimin e një të

Reagimi:

Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Shqipëria e trajtuar si plaçkë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.

Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i rradhës.

Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.

Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura.

Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi.

 

Të fundit