Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi si kryetar i PD në Fier, reagon Luan Baçi: Nuk ka asnjë vendim zyrtar, çfarë bisedova mbrëmë me Bashën

Shkarkimi si kryetar i PD në Fier, reagon Luan Baçi: Nuk ka

Reagon Luan Baçi pasi kryedemokrati Lulzim Basha e shkarkoi si kryetar i PD në Fier dhe në vend të tij komandoi Agron Kapllanajn.

Sipas Baçit, në një mbledhje me demokratët e Fierit, për shkarkimin e tij nuk ka ende asnjë vendim zyrtar.

Deputeti demokrat tha se mbrëmë ka pature një takim me kryedemokratin Basha që ka zgjatur 10 minuta, nga ku Basha i ka kërkuar dorëheqjen.

Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës”, tha Baçi.

Kujtojmë se Luan Baçi është një nga deputetët që kanë dalë publikisht në mbrojtje të lëvizjes ‘Foltorja’ të ish kryeministrit Sali Berisha.

Të fundit