Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i kryetarit të komunës së Preshevës, Berisha: Akt albanofob i Vuçiçit

Shkarkimi i kryetarit të komunës së Preshevës, Berisha: Akt

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, njoftoi dje se me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ishte shkarkuar nga detyra.

Për këtë ka reaguar edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ky është një akt albanofob nga Aleksandër Vuçiçc duke dënuar në emër të Partisë Demokratike, vendimin për shkarkimin e Arifit.

Reagimi:

Akt brutal albanofob i putinit të vogël Vuçiç.

Presidenti i serbomadhisë Alekseandër Vuçiç në një akt albanofobik primitiv, shkarkoi në kundershtim me ligjin dhe Kushtetutën e Serbisë, Kryetarin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi vetëm e vetëm se ai vendosi në dritare të Komunës flamurin kombëtar shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt albanofob racist të Putinit të vogël ndaj kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Komunës së Preshevës z. Arifi dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt brutal antidemokratik të serbomadhit Vuçiç si një akt të mirëfilltë destabilzues që shpreh urrejtjen e tij primitive ndaj simboleve dhe identitetit të kombit shqiptar.

 

Të fundit