Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Metës, Kryemadhi: Falsifikimi me letrën e Kuvendit një akt i rëndë, prokuroria nuk vepron

Shkarkimi i Metës, Kryemadhi: Falsifikimi me letrën e Kuvendit

LSI do të depozitojë në Kuvend nismën për hetimin e çështjes së shkresës të cilën e denoncoi këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi gjatë seancës së të hënës në Gjykatën Kushtetuese.

Aktin, kryetarja e LSI, Kryemadhi e ka cilësuar të rëndë dhe një manipulim të pastër. Nëse do të ishim në një vend normal u shpreh ajo, prokuroria do të kishte zbarkuar në Kuvend dhe çështja për shkarkimin e presidentit në Kushtetuese do të mbyllej.

“Ne si LSI jemi shumë të qartë në të gjitha pozicionimet tona të kauzave tona opozitare që kemi. Pavarësisht se jemi me 4 deputetë do të depozitojmë edhe nismën përsa i përket skandalit që ka ndodhur me shkresat e Kuvendit për falsifikimin në çështjen e presidentit. Është momenti për të parë sesa të vërteta janë ndjenjat dhe aksionet opozitare.

Sot ne kemi një mazhorancë e cila ka ngelur pa tekst, me atë manipulim që ka bërë në Kuvend që është shumë e rëndë. Dhe asnjëri nuk merret me të. As mediat nuk merren. Po të kishte prokurori, prokuroria duhet të shkonte automatikisht të bllokonte komplet arkivën e Parlamentit.

Po të kishte një Gjykatë Kushtetuese normale do të thonte: Kjo çështje mbyllet, ke sjellë një provë të falsifikuar. Nuk mund të ndodhë kjo, sepse këtu çdo gjë është e kapur”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit