Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Nokës, deputeti demokrat: Po bëjmë opozitë me veten, të mblidhet Kuvendi Kombëtar

Shkarkimi i Nokës, deputeti demokrat: Po bëjmë opozitë me

Deputeti demokrat Luan Baçi është shprehur hapur kundër shkarkimit të Flamur Nokës nga posti i Nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Në një lidhje direkte me ABC News, Baçi u shpreh se situatat në PD nuk është aspak normale dhe secili nga deputetët ësht5ë duke bërë opozitë me veten e vet.

“Nuk jam dakord. Çfarëdo që të ishte në statut. Një farë diskutimi duhej në forume me se s’bën. Deputetët duhet të kishin një sqarim. Dhe sikur të jenë të drejta këto masa nuk kanë impakt pozitiv aq më tepër që flitet për një deklaratë për zotin Noka dhe pastaj të merret një masë që nuk e di se çfarë zgjidhje do i jepte problemit. Nuk është aspak normale aq më tepër në situatat ku ne jemi. Jemi të zënë duke bërë opozitë me veten tonë. Pas 25 prillit duhet të ishim në këmbë për të demaskuar masakrën dhe për t’u dhënë të gjithë qytetarëve që mandati i Ramës është i vjedhur. Mendoj se në këtë mënyrë si po sillemi nuk po shkurtojmë ditët e qeverisë Rama,” u shpreh Baçi.

Baçi mbështet mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duke e parë si të vetmen zgjidhjen per situatën në të cilën ndodhet aktualisht opozita.

“PD duhet të jetë në këmbë dhe të mos merremi duke marrë masa për njëri tjetrin. Duhet patjetër qetësim i situatës, ulje dhe biseda. Dhe demokratët e thjeshtë këtë kërkojnë. Nuk duan përçarje apo përplasje. Kurrë nuk më ka pëlqyer që të quhem mbështetës, apo simpatizant. PD ka rregullat e saj. Por nuk janë edhe ushtarë që të mos kenë idetë dhe mendimin e tyre për shumë gjëra që nuk i pëlqejnë. Kuvendi duhet të mblidhet për të gjithë këto probleme që kanë lindur. A kemi një problem që duhet të zgjidhet. Si mund të zgjidhet ky problem nëse nuk ka dialog apo tryeza. Duhet një kuvend që të gjykohet dhe në fund demokratët me votë të lirë të vendosë kush ka të drejtë”, deklaroi Baçi.

 

Të fundit