Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Nokës, Nishani-Bashës: Turp të kesh që cilëson demokratët “llum”!

Shkarkimi i Nokës, Nishani-Bashës: Turp të kesh që

Ish-presidenti Bujar Nishani është shprehur i revoltuar me shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë një ditë më parë nga kryedemokrati, Lulzim Basha.

Në një intervistë për Syri Tv, Nishani iu drejtua Bashës, duke i thënë se duhet t’i vijë turp që shumë demokratëve të ndershëm iu ka thënë “llum”.  

Shkarkimi i Nokës demonstron krizë. Basha në tetë vjet nuk ka kuptuar as se çfarë është partia politike. Basha cilëson si “llum” ata që janë kritikët e tij. Lulzim Basha nuk e kupton Partinë Demokratike, që ka histori, identitet, ka sakrifica dhe kontekste të shumta. Është një situatë joserioze në PD. PD është aktualisht në situatë të rëndë. PD ka nevojë për rikonstruktim të plotë, tek kauzat kryesore të saj.

Tezat që ka nxjerrë Berisha tek “Foltorja” janë shumë të rëndësishme për t’u vënë në jetë në PD, primarja kthen respektin për votën. Sot PD ka nevojë që të kthehet në parti moderne. Dua t’i them Bashës që turp të kesh që e cilëson qeverisjen e PD llum, ai duhet të thotë se çfarë aferash ka bërë Partia Demokratike që bën të tilla cilësime. Turp që thua fjalën “llum” për njerëz që kanë dhënë kontribut në PD, e Basha ka pasur karrierë të pamerituar, falë punës të disa njerëzve punëtorë në PD”, u shpreh Nishani.

Të fundit