Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Peleshit, Ivi Kaso: Kuvendi po rrëshqet drejt një institucioni të heshtur dhe të zbrazët

Shkarkimi i Peleshit, Ivi Kaso: Kuvendi po rrëshqet drejt një

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso në fjalën e tij në Kuvend gjatë debatit për kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i kryetarit të Kuvendit, ngriti alarmin për gjendjen e institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

Sipas Kasos, Kuvendi po shndërrohet në një strukturë formale, pa zë dhe pa dinjitet, për shkak të mënyrës se si po drejtohet nga Peleshi.

“Ky nuk është një debat i zakonshëm, por një thirrje për reflektim institucional. Në vetëm pak ditë pas betimit mbi Kushtetutë, zoti Peleshi ka kryer shkelje të rënda dhe të përsëritura që kanë çuar në mbylljen e zërit të opozitës dhe në cenimin e autoritetit të Kuvendit,” deklaroi Kaso.

Ai theksoi se nisma për shkarkimin e Peleshit nuk është një akt politik i zakonshëm, por një përpjekje për të ndalur degradimin e Kuvendit në një institucion të heshtur, të nënshtruar dhe të zbrazët nga përmbajtja. “Nuk kërkojmë ndëshkimin e një individi, por rikthimin e standardeve institucionale që i japin kuptim demokracisë parlamentare,” përfundoi ai.

Të fundit