Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i presidentes së Urdhrit të Psikologut, Këlliçi: Gjeti kohë për qoka politike në fushatë

Shkarkimi i presidentes së Urdhrit të Psikologut, Këlliçi:

Valbona Treska u shkarkua nga posti i Presidentes së Urdhrit të Psikologut, unanimisht nga kolegët e saj.

Në një postim, anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, shkruan se shkarkuara gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale, por la pas dore administrimin e urdhrit.

"Pas traumës emocionale që pësoi nga posteri im elektoral kundër korrupsionit, mësohet se presidentja e Urdhrit të Psikologut ka pësuar dje një tjetër tronditje të fortë.

Është shkarkuar njëzëri nga kolegët e saj. Janë 20 pika ku kolegët adresojnë të gjithë keqadministrimin e urdhrit. E shkarkuara gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale, por la pas dore administrimin e urdhrit.

Uroj që stresi post-traumatik të kalojë lehtë dhe nën kujdesin e profesionistëve!

Kjo ngjarje e djeshme në Urdhrin e Psikologut, më sjell në vemendje një rast analog. Një tjetër i shkarkuar endet nëpër Tiranë, e u thotë njerëzve jam kryetar e do bëhem kryeministër", shkruan Këlliçi.

Të fundit