Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Simon Shkrelit, Spahia:Hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë

Shkarkimi i Simon Shkrelit, Spahia:Hakmarrje politike primitive ndaj

Pas shkarkimit të aktorit dhe gazetarit Simon Shkreli nga Teatri “Migjeni” në Shkodër, ka reaguar me tone të forta politike deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Spahia e cilëson shkarkimin e Shkrelit si pjesë e një skeme hakmarrëse të paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, dhe i atribuon veprimet e Becit si qëndrime përjashtuese ndaj qytetarëve të angazhuar në opozitë. Ai paralajmëron se Shkodra nuk do të heshtë ndaj këtyre veprimeve.

"Në një kohë kur nuk jep asnjë shpjegim për akuzat për korrupsion dhe hetimet që po zhvillohen ndaj tij në SPAK, Benet Beci, me "dy klasë shkollë", vijon hakmarrjen dhe përçmimin ndaj çdo shkodrani dhe nuk kursen as tempullin e artit, teatrin “Migjeni”.

Pasi i hoqi çdo kompetencë institucionale këtij institucioni, mbasi nxori urdhërin për shkrirjen e Teatrit Migjeni dhe më pas u detyrua ta tërheqë, sot ka nisur shkarkimet ndaj aktorëve, ashtu siç e ka mësuar padroni i tij politik.

Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale.

Me një administratë të importuar, çdo ditë po dëshmon se është kundër Shkodrës dhe shkodranëve. Por këtë askush nuk do t’ia falë, as atij e as narko-pushtetit që ka kapur peng vendin", shkruan Bardh Spahia. 

Të fundit