Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkoi Flamur Nokën, deputeti demokrat kundër Bashës: Po tani kush e ka radhën?

Shkarkoi Flamur Nokën, deputeti demokrat kundër Bashës: Po tani

Deputeti i PD, njëherësh kreu i PD në qarkun e Fierit, Luan Baçi ka dalë kundër vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë me argumentin se ka shpifur dhe baltosur emrin e kryetarit.

Në një postim në rrjetet sociale, Baçi shkruan se PD është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë dhe nuk është pronë e askujt, ndërsa me ironi ngre pyetjen se kush e ka radhën tani për t’u shkarkuar.

"Kush e ka radhën?Unë...? Ju.....? Ai......? Kush....? Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë!

Partia Demokratike nuk është prone e askujt, ajo është e dhjetëra mijëra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj! Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër!

Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrsesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mire të Partisë Demokratike!Ne duhet dhe do të vazhdojmë të gjithë bashkë, armiku jone i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjetrin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë", shkruan Baçi.

Të fundit