Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Shkarkon gratë nga detyra për bindje politike", Vokshi: Bendet Beci modeli i përçudnimit të vlerave shkodrane

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka akuzuar kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci se shantazhon gratë punonjëse e drejtuese në Bashkin, për të dhënë dorëheqjen, vetëm pse ato dinë të qëndrojnë besnike të një force politike.
"Të shkarkosh vajzën punëtore e të pëkushtuar Imelda Kraja, e cdo punonjës tjetër, vetëm pse s’kanë punuar për Benet Becin dhe PS në fushatën elektorale, pas premtimeve të bujshme për mosdiskriminim politik e mbrojtje të grave - është akt i pabesë e tradhëtar ndaj qytetarëve shkodranë, akt që tregon modelin e antivlerave që ka përvetësuar e ka vendosur t’i shërbejë e ta kultivojë.", shkruan Vokshi në postim e saj në facebook.
Postimi i plotë:
Modeli i Benet Becit në krye të Bashkisë Shkodër - modeli përçudnimit të vlerave të qytetarisë Shkodrane.
Shantazhimi i grave punonjëse e drejtuese në Bashkinë Shkodër, për të dhënë dorëheqjen, vetëm pse ato i kujtojnë atë që ai s’mund të jetë dot - është një akt burracak!!
Shkarkimi i grave drejtuese të Bashkisë Shkodër vetëm pse, ndryshe nga Beneti, dinë të qëndrojnë besnike të një force politike, e që nuk shiten e blihen - është akt i pamoralshëm!
Të shkarkosh vajzën punëtore e të pëkushtuar Imelda Kraja, e cdo punonjës tjetër, vetëm pse s’kanë punuar për Benet Becin dhe PS në fushatën elektorale, pas premtimeve të bujshme për mosdiskriminim politik e mbrojtje të grave - është akt i pabesë e tradhëtar ndaj qytetarëve shkodranë, akt që tregon modelin e antivlerave që ka përvetësuar e ka vendosur t’i shërbejë e ta kultivojë.
Akoma më keq, kur akte të tilla janë tërësisht në shkelje të ligjit, me kosto të lartë shoqërore por dhe financiare, dëshmojnë qartë, që nuk Benet Beci nuk është njeri i lirë, që dikush tjetër drejton Bashkinë Shkodër. Dëshmon që ja kanë vënë lakun në fyt e po ja shtrëngojnë dalëngadalë, ata që e ulën në karriken e kryebashkiakut të Shkodrës.
Të gjithë qytetarët e Shkodrës e kanë të qartë që:
1. Shkarkimi i Imelda Krajës, nga posti i Drejtorit të Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik është thjesht e vetëm për arësye politike.
2. Shkarkimi i Imelda Krajës, ka ardhur pas presioneve të përditshem për të dhënë dorëheqjen, për një muaj rresht, presione të cilat Imelda i refuzoi me përbuzje.
3. Shkarkimi i Imeldës është bërë në shkelje të legjislacionit aktual, në shkelje të Kodit të Punës, pa provuar asnjë shkelje.
Imelda Kraja, u emërua në krye të kësaj drejtorie në Mars të këtij viti, pra, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 14 majit. E në këtë periudhë kaq të shkurtër, punoi me përkushtim për qytetarët e Shkodrës.
Fasada e Benet Becit, “cunit qytetar nga Shkodra” ra menjëherë, që ditën e parë. Ky akt antiligjor, diskriminues, i pamoralshëm, është modeli i vërtetë që Benet Beci ka sjellë në Bashkinë Shkodër. Modeli “Benet Beci”, është miniatura e modelit të qeverisjes së Edi Ramës!
Mos kini iluzione!
Ai që pranon të bëhet shërbëtor i Kryeministrit më të korruptuar, ai që pranon të vijë në pushtet nga bandat më kriminale, nuk do të jetë kurrë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të bandës qeveritare.
Benet Beci, u ul në karriken e kryetarit të bashkisë pasi të paktën 5 banda kriminale u bënë bashkë (për herë të parë) si pjesë e shtabit të tij elektoral, pasi dhjetëra miliona Euro u përdorën për të blerë vota. Në Shkodër, qytëtarët votuan të shantazhuar, intimuduar, kontrolluar, dhunuar e kërcënuar nga patronazhistët e partisë në pushtet dhe bandat kriminale.
Ndaj edhe Beneti, po nxiton, për t’u kthyer “nderin” atyre që e ulën në karriken e Kryetarit të Bashkisë.
SPAK reagoi me urdhërat për arrest dhe arrestimet e 25 qershorit dhe 27 korrikut, por shumë vonë!!!
Arrestimet e strukturës më të rrezikshme kriminale me lidhje të forta në të gjitha pushtetet, pjesë e shtabit elektoral të Benet Becit, u kryen vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore, duke mos e parandaluar krimin elektoral në Shkodër.
Përgjimet e SPAK, që kanë nisur që në janar të këtij viti, dokumentojnë masakrën elektorale në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. SPAK e ka detyrim ndaj cdo qytetari shqiptar të zbardhë krimin elektoral e të cojë para drejtësisë jo vetëm zbatuesit por edhe hartuesit dhe urdhëruesit e këtij krimi.
Shkodra meriton një kryebashkiak të lirë ne mendime e vendime, që i shërben ditë e natë interesave të qytetarëve shkodranë e jo krimit në pushtet!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38