Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Veliaj u betua në tarracë sepse ka frikë të përballet me opozitën

Vasili: Veliaj u betua në tarracë sepse ka frikë të

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat, tha se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shkelur ligjin duke u betuar për një mandat të tretë, në taracën e bashkisë. 

Vasili u shpreh se betimi duhet të bëhej vetëm përpara këshillit dhe këshilltarëve në sallën e ngarkuar me ligj, por sipas tij Veliaj ka tmerr të përballet me këshilltaret e opozitës.

Deklarata e plotë:

Kryetari i bashkisë së Tiranës betohet në tarracën e bashkisë duke treguar hapur që nuk ka asnjë lidhje me ligjin funksionimin serioz dhe trasparent të bashkisë.

Monizmi në Bashkinë e Tiranës ka marrë fund dhe Veliaj ka tmerr të përballet me këshilltaret e opozitës.

Koha e abuzimeve ka marrë fund dhe ka ardhur koha e llogaridhënies deri në një.

Kryetari kusar i deklaruar i inceneratorëve, i asfaltit elektoral, i pishave 5500 euro, i grabitjes me qindra tendera korruptiv i pagatorit të gazetarëve këshilltarë ujësjellësi, i paguesit të miliona euro për propagandë mashtruese, të paguesit të mijëra parazitëve në Bashkinë e Tiranës, ai që i la fëmijët në shkolla me turne dhe që i bën qytetarët të marrin ujë me autobote është tani përballë këshilltarëve opozitarë që do të zbërthejnë deri në fund çdo aferë.

Ky kryetar, anti-ligj, vjedhës dhe shantazhues i deklaruar votash ka detyrimin që të betohet përpara këshilllit bashkiak në sallën zyrtare atje ku dhe vetë këshilli dhe të gjithë këshilltarët u konstituan.

Betimi bëhet vetëm përpara këshillit dhe këshilltarëve në sallën e ngarkuar me ligj dhe as në tarracën e bashkisë, as te Lana dhe as në Surrel.

Përpëlitjet e Erion Velisë janë të kota dhe ky skandal tregon frikën për t’i parë në sy këshilltarët opozitarë.

Shkatërruesi i teatrit dhe hajduti i inceneratorit që nuk ekziston nuk i shmanget dot llogaridhëniës ndaj fillimi me turp i tij do të shënojë edhe fundin akoma më të turpshëm të këtij kryetari tarracash dhe jo kryetari institucioni.

Faqe e zezë për këshilltarët bashkiakë rilindas, që pranojnë poshtërimin dhe përdhunimin e këtij karagjozi dhe llafazani grabitës dhe shpërdorues serial i taksave të qytetarëve të ndershëm të Tiranës.

Të fundit